Albatrit Muqiqi së shpejti me album live

Albatrit Muqiqi së shpejti me album live

Këngëtari i njohur, Albatrit Muqiqi ishte njëri ndër mysafirët e ftuar në emisionin e sotëm të RTV21, “21 Gradë”.

Albatriti eksluzivisht në emisionin “21 Gradë” tregoi se së shpejti do të sjellë këngën e tij të re të titulluar “Fotografia”, e cila do jetë baladë dhe do publikohet e shoqëruar me videoklip.

Albatriti në “21 Gradë” zbuloi se së shpejti do të publikoi edhe albumin e tij live, i cili përveç këngëve të tij do të ketë edhe këngë të ripërpunaur e në mesin e tyre edhe kënga e babit të tij, këngëtarit të njohur Nystret Muqiqit, “Fluturo pëllumb”.

Gjatë intervistes, 28 vjeçari foli edhe për angazhimet e tij gjatë sezonit të verës, si dhe  për familjen e tij, prindërit, gruan dhe fëmijët. /21Media