Pas 7 operacioneve një sy gjumë

Pas 7 operacioneve një sy gjumë

Një kirurg është bërë i famshëm në Kinë, pasi ka kryer shtatë operacione pa pushuar fare për të siguruar që pacientët e tij të marrin trajtim në kohë.

Një koleg i tij realizoi nj fotografi ku shihet kirurgu që e kishte zënë gjumi në dysheme. Brenda disa orëve kjo foto u bë virale në rrjetet sociale dhe komentuesit e kanë lavdëruar punën e tij, duke e cilësuar atë hero.

Por mjeku, i quajtur Dai Yu, qëndron i përulur. Ai u tha gazetarëve se ishte detyra e tij të ofronte kujdesin më të mirë për pacientët e tij, shkrun rtv21.tv

Dr Dai është zv. drejtor në Departamentin Ortopedik të Spitalit Qendror Longgang në Shenzhen të Kinës jugore.

Dr Dai tha për stacionin televiziv lokal Longgang Channel, se ai dhe kolegët e tij e kishin pasur për detyrë të kryejnë 10 operacione kirurgjikale atë ditë.

Ai tha se ata kishin filluar të punojnë nga rreth orës 08:00 dhe kanë kryer shtatë nga operacionet pa pushuar fare.

Rreth orës 17:00, Dr Dai vendosi të ulet në dyshemenë e sallës së operacioneve për të bërë një pushim 10 minutësh, ndërsa kolegët e tij anestezistët po përgatiteshin për operacionin e radhës.

Dr Dai tha se pasi u zgjua nga gjumi vazhdoi me pjesën tjetër të operacioneve.

Përdoruesit kinezë në internet u prekën nga përkushtimi i kirurgut.

Njëri prej tyre tha: ‘Përshëndetje. Faleminderit për përpjekjen tuaj ‘.

Një tjetër shkruante: ‘Mjekët kinezë tashmë janë më të mirët! Të lumtë’./21Media