Arlinda frymëzon gratë tjera

Arlinda frymëzon gratë tjera

Arlinda Morina, artisja nga Kosova  u ballafaqua me një sëmundje mjaftë të vështirë vitin e kaluar. Por regjisorja e filmit, për asnjë moment nuk është dorëzuar. Tanimë si një fitimtare, Arlinda frymëzon gratë tjera të prekura me leukemi dhe kancer, shkruan rtv21.tv

Fotografia dhe historia saj janë vendosur afër kullës së famshme të Eiffel-it në Paris, në mesin e grave të tjera që luftuan këto sëmundje. Fotografi kjo e realizuar nga Boubkar Benzabat. Ndërsa ajo u vendos pikërish në Ditën kundër Kancerit.

Në mbishkrimin e fotografisë rrëfehet historia dhe ‘lufta’ e Arlindës me sëmundjen. Aty tregohet se ajo mexi filloi t’i marr kimoterpitë, përshkak se ato mungonin në Kosovë dhe duhej t’i siguronte nga Turqia. “Arlinda gjithmonë bëri shumë sport, përfshirë karatenë në një nivel të lartë. Kjo e ndihmoi atë të ndërtonte një mentalitet të fortë, i cili i lejoi të luftonte kundër sëmundjes. Ajo kurrë nuk e fshehu sëmundjen e saj, e tregoi gjithmonë atë në dritë të ditës, dhe u përkrah nga miqtë dhe të njohurit e saj në Kosovë, të cilët e ndanin luftën e saj për mediat sociale“, shkruhet tutje në fotografinë e Arlindës të vendosur në Paris./21Media