Një pozë tjetër me bikini nga Tayna

Një pozë tjetër me bikini nga Tayna

Rep-artistja e njohur, Tayna pas një vere të angazhuar me shumë mbrëmje muzikore, po shijon pushimin e shoqëruar nga modelja Vildane Zeneli, shkruan rtv21.tv

Në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi një milionë ndjekës, Tayna ka rrëmbyer vëmendjen me fotografinë e fundit që ka publikuar.

“Gjeni pallmën në foto”, ka shkruar reperja krahas fotografisë në të cilën ka vënë në pah linjat trupore në bikini.

Ndryshe, “Bye Bye” është projekti i fundit muzikor që Tayna solli në bashkëpunim me këngëtaren e njohur, Dafina Zeqiri. Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe deri tani numëron mbi 17 milionë klikime në Youtube./21Media