E njëjta fotografi paraqitet online, madje me një faqe me përmbajtje pornografike

E njëjta fotografi paraqitet online, madje me një faqe me përmbajtje pornografike

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës ka publikuar sot një foto, të cilën shihet një grua teksa dhunohet nga disa ushtarë.

Deputetja Flora Brovina këtë fotografi e ka prezantuar si dëshmi të dhunimit të grave gjatë luftës në Kosovë.

Megjithatë, në një kërkim në Google, e njëjta fotografi paraqitet online, madje me një faqe me përmbajtje pornografike.

Fotografia e indeksuar nga Google, del të jetë ngarkuar në një faqe online më 20 shkurt të këtij viti. Mirëpo, ajo gjendet edhe në disa faqe të tjera, ku përshkruhet si krim që ushtarët amerikanë kanë bërë ndaj grave irakiane.

Si dhe fotografia del si rezultat i kërkimit me fjalët kryesore ‘Iraq’, dhe ‘Nude’, ‘Girls’.

KALLXO.com ka provuar të marrë koment lidhur me këtë nga Flora Brovina por e njëjta nuk i është përgjigjur mesazheve.

Publikimi i fotografisë sot nga kjo deputete u kritikua ashpër nga deputete aktiviste, e shoqata të ndryshme.

Ndërkaq, Prokuroria Speciale bëri të ditur se do të nis hetime në bazë të kësaj fotografie dhe do të marrë në pyetje deputeten për këto dëshmi./kallxo.com