Një studente e kolegjit ka marrë guximin të bëjë fotografi të diplomimit me një kafshë të rrezikshme

Një studente e kolegjit ka marrë guximin të bëjë fotografi të diplomimit me një kafshë të rrezikshme

Makenzie Noland nga Universiteti i Teksasit A & M vendosi të bëjë foto së bashku me hiq më pak se një aligator gjigand.

Për fotografitë e diplomimit, ajo vendosi të mos i bëjë së bashku me shokët e klasës, por zgjodhi një aligator prej rreth 500 kilogramësh me emrin Big Tex.

Studentja guximtare fotografitë i vendosi në rrjetet Instagram dhe Facebook, ndërsa shpreson që në të ardhmen të shkojë të ruajë zogjtë dhe kafshët e egra, pasi ka diplomuar në drejtimin për kafshë të egra dhe peshkim.

Noland tha se aligatori Tex mund të duket i frikshëm, por ata kanë një lidhje të ngushtë.

“E di që për një çast mund të kthehet keq, por ai nuk dëshiron të na lëndojë. Ai dëshiron të na ruajë”, tha ajo për Good Morning America.