Në një botë fantazie

Në një botë fantazie

Oqeani është aq i bukur sa është edhe i frikshëm. Konkursi i vitit 2018 i fotografisë nënujore ka shpallur fituesit e saj dhe ata kanë kapur në mënyrë të përkryer thesaret e shumta të botës ujore.

Të gjitha fotografitë duhej të realizoheshin nën ujë. Fotografë nga 63 vende të botës kanë dorëzuar më shumë se 5 mijë foto për të konkurruar në 11 kategori si dhe për çmimin e madh.

Fotograf gjerman, Tobias Friedrich ishte ai që e mori çmimin kryesor, transmeton rtv21.tv.

Gjykatësi i këtij konkursi, Peter Rowlands theksoi se kjo nuk është hera e parë që dikush e ka realizuar këtë foto, është kompozimi artistik që e ndau vetëm Friedrichin./21Media