Fotografi që fitoi 685 çmime

Fotografi që fitoi 685 çmime

Fotografi me karrierë 20 vjeçare, Ovi D. Pop i cili preferon portretet dhe fotografitë nga qielli rrugët ka arritur të lansojë shtatë botime të ilustruara me rreth 1.000 fotografi, duke ilustruar vendet më përfaqësuese dhe më interesante.

Në vitin 2013 aktiviteti i tij fotografik mori një kthesë drejt fotografisë artistike dhe arriti të bëhej pjesë e shoqatës së artistëve.

Ky fotograf ka fituar 685 çmime (185 medalje ari / 1 vend / trofe) në 58 vende, transmeton rtv21.tv.

“Kam pasur disa ekspozita individuale dhe grupore të fotografisë. Kam marrë pjesë gjithashtu si jurist në Bullgari, Kroaci, Ekuador, Danimarkë, Gjeorgji, Kinë (dy herë), Itali, Australi, Indi, Singapor dhe Rumani”, tha ai.

Prej vitit 2016 ka themeluar shkollën e parë të fotografive të autorizuar në Oradea me autoritetin e Ministrisë së Punës dhe Ministrisë së Arsimit nga Rumania.

“Unë do të doja të tregoja se si xhirohet nga ajri …”, u shpreh ai.

Për këto foto ai fitoi disa medalje të arta në të gjithë botën, përfshirë “Drone Awards 2018” në kategorinë “abstrakt”./21Media