Fotografitë më të fuqishme të shtypit të sapozgjedhura

Fotografitë më të fuqishme të shtypit të sapozgjedhura

Me 78 mijë e 801 fotografi të paraqitura nga 4 mijë e 738 fotografë, “World Press Foto e Vitit” mund të ketë vetëm fitues të kalibrit shumë të lartë.

Këto imazhe të ashpra, të marra nga fotografë profesionistë nga e gjithë bota, na tregojnë historitë që kanë rëndësi, duke u kthyer në problemet me të cilat ballafaqohet bota dhe duke hapur sytë ndaj realitetit shpesh të ashpër, transmeton rtv21.tv.

Fituesi i këtij viti është një foto e një fëmije 2-vjeçar Honduran Yanela Sanchez, i cili është kapur duke qarë, ndërsa ajo dhe nëna e saj, Sandra Sanchez, janë marrë në arrest nga zyrtarët e kufirit amerikan në McAllen të Teksasit. Fotografia, e cila u bë virale dhe shkaktoi një debat të madh, është marrë nga fotografi, John Moore, i cili e përshkroi përvojën. “Unë mund të shihja frikën në fytyrat e tyre, në sytë e tyre”, tha fotografja.

Ndërsa, Sandra dhe Yanela po kontrolloheshin, oficerët kërkuan nga nëna që ta linte fëmijën mënjanë. “Në atë moment, fëmija shpërtheu në lot”, tha Moore.

Shkoni poshtë për të parë fituesit e tjerë në konkursin prestigjoz, i cili ka funksionuar që nga viti 1955./21Media