47 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

 
Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 47 raste të reja me Covid-19, gjatë 24 orëve të fundit nga gjithsej 3.593 teste të realizuara.
Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 14 pacientë, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 156.171 raste, prej të cilëve 150.321 janë shëruar, kurse 5.491 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në Maqedoninë e Veriut janë 359 raste aktive me virusin korona./21Media

Back to top button