Personi i cili ka fotografuar votën po intervistohet nga Policia e Kosovës

Personi i cili ka fotografuar votën po intervistohet nga Policia e Kosovës

Organizatat Jo-Qeveritare, IKD, INPO dhe GLPS njoftojnë se në Shtërpcë, në vendvotimin 2306D/03D është bërë fotografimi i votës.

Personi me inicialet S.S që i takon komunitetit serb, në qendrën e votimit 3, në Jazhincë, përkatësisht shkollën fillore “Sarski Odret”, ka bërë fotografimin e votës në orën 07:40. I njëjti në orën 08:30 është marrë nga Policia e Kosovës, dhe me urdhër të prokurorit është duke u intervistuar.

IKD, INPO dhe GLPS me përkrahje të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të bëjë monitorimin e aktiviteteve të institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë në ditën e votimit më 11 qershor 2017.

IKD, GLPS dhe INPO njoftojnë se kanë të akredituar 65 monitorues mobil, të cilët do të jenë në lëvizje të vazhdueshme në 38 komunat e Republikës së Kosovës për të raportuar për performancën e institucioneve të drejtësisë për të gjitha rastet eventuale ku mund të rrezikohet kryerja e veprave penale kundër të drejtave të votimit./21Media