Lojtari me talentin dhe zemrën e gjerë të tij

Lojtari me talentin dhe zemrën e gjerë të tij

Cristiano Ronaldo është futbollist shumë i famshëm, atleti më i ndjekur dhe atleti më i paguar në planet. Futbollistët më të mëdhenj e dinë këtë, thuhet në media.

I konsideruar shpesh si lojtari më i mirë në botë dhe një nga më të mirët e të gjitha kohërave, Ronaldo ka fituar Topin e artë pesë herë, duke qënë lojtari evropian me më shumë trofe, si dhe i pari që ka fituar katër Këpuca të Arta Evropiane. Ai ka fituar 27 trofe në karrierën e tij, përfshirë pesë kampionate, pesë UEFA Liga Kampionesh si dhe një Kampionat Evropian UEFA.

Ronaldo fitoi 15 trofe me Real Madridin, përfshirë dy tituj të La Ligas, dy Copa del Rey, katër Liga Kampionesh, dy Superkupa Evropiane dhe tre Kupa Bote për Klube. Ai u bë edhe golashënuesi më i mirë i historisë së klubit, duke shënuar plot 34 hat-trick në La Liga, një rekord, përfshirë tetë në sezonin 2014–15.

Njerëzit e duan Cristiano Ronaldon për talentin e tij dhe për dashurinë që ka ai për fansat e tij, shkruan rtv21.tv.

Këtu mund t’i shihni disa nga fotografitë më emocionale të Cristiano Ronaldos./21Media