Pas kontributit, vijnë falënderimet

Pas kontributit, vijnë falënderimet

Qeveria e Kosovës ka ndarë 20 mijë euro nga kategoria e shpenzimeve rezervë me qëllim të shprehjes së solidaritetit dhe përkrahjes për rindërtimin e katedrales Notre-Dame në Paris, pas dëmeve të shkaktuara nga zjarri.

Me këtë rast Ambasada e Francës në Kosovë ka falëndëruar Qeverinë e Kosovës për kontributin e saj në fondin për restaurimin e Notre-Dame.

“Ambasada e Francës në Kosovë falenderon përzemërsisht përfaqësuesit politikë, fetarë dhe shoqërinë civile të Kosovës për mesazhet e tyre të mbështetjes, pas zjarrit që shkatërroi një pjesë të katedrales Notre-Dame në Paris. Këto mesazhe të bashkëndjesisë dhe miqësisë prekun thellësisht popullin francez”, thuhet në postimin e ambasadës.

Francës në këto ditë të vështira në ndihmë i kanë dalur thuajse e gjithë bota.

Më 15 prill një zjarr ka shpërthyer në katedralen e famshme të Notre Dame në Paris./21Media