Thirrje autoriteteve të kryejnë funksionet e tyre përkatëse siç është paraparë me ligj

Thirrje autoriteteve të kryejnë funksionet e tyre përkatëse siç është paraparë me ligj

Ambasadat e Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar e konsiderojnë arsimin cilësor si përparësi për të ardhmen e Kosovës. Për këtë arsye, ato janë shumë të brengosura për bllokimin aktual brenda Agjencisë e Kosovës për Akreditim, i cili po vë në rrezik serioz akreditimin e programeve të studimit për vitin e ardhshëm akademik.

Në reagimin e tyre, ambasadat thanë se në të njëjtën kohë janë shumë të shqetësuara për mosveprimin aktual të Komitetit të Ankesave të Agjencisë.

Ambasadat i konsiderojnë institucionet e pavarura, të përgjegjshme dhe transparente si kryesore për rregullimin e procesit të akreditimit të programeve arsimore dhe ato kanë respekt të plotë për autonominë e Agjencisë së Kosovës për Akreditimi. Në të njëjtën kohë, ato janë shumë të shqetësuar për mosveprimin aktual të Komitetit të Ankesave të Agjencisë. Përtej shkeljes së përgjegjësive të veta administrative duke mos funksionuar, një veprim i tillë parandalon plotësisht akreditimin (ri) akreditimin e madje edhe të programeve më të mira të studimit. Kjo nga ana tjetër ndikon negativisht në institucionet arsimore në fjalë dhe aftësinë e tyre për të ofruar mundësi arsimore për të rinjtë e Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre.

Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar kanë investuar në mënyrë të konsiderueshme në sektorët e sundimit të ligjit dhe arsimit, andaj bashkërisht u kanë bërë thirrje autoriteteve përkatëse që të kryejnë funksionet e tyre përkatëse dhe të kryejnë detyrat e tyre siç është paraparë me ligjin e Kosovës.

Të rinjtë janë pasuria më e madhe e Kosovës dhe duhet t’u ofrohen mundësitë më të mira për arsimim, për të mundësuar që ata të hyjnë në tregun e punës, të pajisur me aftësi të duhura profesionale”, thuhet tutje në reagimin e Ambasadës së Francës, Gjermanisë dhe asaj të Mbretërisë së Bashkuar./21Media