4 persona të lënduar

4 persona të lënduar

Jugu i Francës është goditur sot nga tërmeti. Raportohet se të paktën 4 persona u lënduan nga ky tërmet, me fuqi 5.4 ballë sipas Rihter.

Mediat franceze raportojnë se tërmeti shkaktoi dëme të vogla materiale.

Tërmeti u ndje kryesisht në regjionet Drome dhe Ardèche rreth Montélimar. Një person kishte pësuar lëndime serioze, pasi ra nga skelet. Ndërsa tre persona tjerë pësuan lëndime të lehta./21Media