Franca kërkon fitoren e parë në Ligën e Kombeve kundër Austrisë

Sonte me fillim nga ora 20:45 stadiumi “Stade de France” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Kombëtares së Francës dhe asaj të Austrisë, ndeshje kjo e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kombeve.
Pas katër ndeshjeve të zhvilluara Franca ende nuk di për fitore në këtë edicion të Ligës së Kombeve, dhe do të synojë të arkëtojë tre pikët e para në ndeshjen e sotme si vendase kundër Austrisë.
Momentalisht, francezët renditen në pozitën e fundit të Grupit 1 me vetëm dy pikë të arkëtuara, krahas kundërshtarit të sotëm, Austrisë që zë vendin e tretë me katër pikë të tubuara.
Takimi i fundit mes këtyre dy kombëtareve daton në qershor të këtij viti, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 1:1.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët tashmë kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Franca (3-4-1-2): Maignan; Badiashile, Varane, Kounde; Mendy, Fofana, Tchouameni, Clauss; Griezmann; Mbappe, Giroud
Austria (4-4-2): Pentz; Trimmel, Lienhart, Alaba, Wober; Sabitzer, Schlager, Seiwald, Weimann; Arnautovic, Onisiwo

Back to top button