Franca mposhti Austrinë, Danimarka pësoi humbje nga Kroacia

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e programit të sotëm të Ligës së Kombeve, ku kemi disa rezultate tejet interesante.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, Franca e ka gjetur fitoren e parë të këtij edicioni në Ligën e Kombeve, duke e mposhtur si vendas Kombëtaren e Austrisë me rezultat solid 2:0.
Golat për “Gjelat” i shënuan Kylian Mbappe (minuta e 56’) dhe Olivier Giroud (minuta e 65’).
Krahas kësaj përballja u zhvillua edhe ndeshja mes Kroacisë dhe Danimarkës, ku tre pikët i arkëtuan nikoqirët. Kroacia e mposhti Danimarkën me shifrat 2:1.
Golashënues për vendasit ishin Borna Sosa (minuta e 49’) dhe Lovro Majer (minuta e 79’), kurse te Danimarka golin e nderit e shënoi Christian Eriksen në minutën e 77’.
Po ashtu, fitore shënuan edhe Belgjika e Holanda, ku belgët mposhtën Uellsin me rezultat të ngushtë 2:1, kurse “Tulipanët” shënuan fitore me rezultat 1:0 kundër Polonisë.
Rezultatet e ndeshjeve të sotme në Ligën e Kombeve:
Liga A
Belgjika 2:1 Uellsi
Kroacia 2:1 Danimarka
Franca 2:0 Austria
Polonia 0:2 Holanda
Liga C
Kazakistani 2:1 Bjellorusia
Lituania 1:1 Ishujt Faroe
Sllovakia 1:2 Azerbajxhani
Turqia 3:3 Luksemburgu
Liga D
Letonia 1:2 Moldavia
Lihtenshtajni 0:2 Andorra.

Back to top button