Mijëra francez në funeralin e këngëtarit

Mijëra francez në funeralin e këngëtarit

Shumë prej tyre kishin kaluar Francën dhe disa kishin ngritur kampin brenda natës për të gjetur vendet më të mira para kishës Madelene ku do të zhvillohej ceremonia. Ishte i pranishëm edhe vetë presidenti francez Emmanuel Macron.

Gatë funeralit u kënduan këngët më popullore të Hallyday dhe kjo u ndoq edhe nga qindra bikers në motoçikleta përfshirë Harley-Davidson e adhuruar nga vetë Hallyday.

Ylli francez i cili vdiq natën të mërkurën në moshën 74 vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin, do të varroset javën e ardhshme në ishullin e Shën Bartolomesë në Karaibe, shkruan rtv21.tv

I njohur si “Elvis francez”, Hallyday pati një ndikim të madh në popullarizimin e Rock’n Roll në vendin e tij.

“Për më shumë se 50 vjet, ai ishte një ikonë e gjallë,” tha zyra e Presidentit Emmanuel Macron në një deklaratë.

Hallyday gjatë karrierës së tij muzikor  shiti më shumë se 100 milionë disqe ndërkaq regjistrimin e parë e kishte realizuar në vitin  1959 dhe ishte në përgatitje të albumit të ri i cili mbeti pa u realizuar./21Media