Përfundoi ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Botës

Përfundoi ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Botës

Ishte një ndeshje me raste të shumta në të dyja anët, por përfundimisht francezët dolën më të mirë duke arritur kualifikimin në finale, shkruan rtv21.tv.

Kjo u arrit pas golit të minutës së 51të nga qendërmbrojtësi Samuel Umtiti, i cili shënoi me kokë golin e vetëm në ndeshje.

Qysh nga kjo minutë Belgjika tentoi disa herë që të të barazonte rezultatin, por nuk ishte e suksesshme.

Në finale Franca pret fituesin e ndeshjes Kroaci – Angli, ndeshje kjo që do të zhvillohet të enjten, ndërsa finalja zhvillohet të dielën prej orës 17:00.

Belgjika do të luftojë me humbësin e ndeshjes së dytë për vendin e tretë në këtë kampionat, në ndeshjen që do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 16:00./21Media