Franca po konsideron kthimin e shtetasve të saj nga Kina

Tre raste të konfirmuara të koronavirusit janë nga Franca

Qeveria franceze është takuar sot për të vendosur nëse do të kthejë 800 shtetas francezë që jetojnë në qytetin Wuhan të Kinës, i cili është epiqendra e koronavirusit vdekjeprurës.

Zyrtarët do të vendosin se si mund të bëhet më vonë sot në një takim të thirrur nga kryeministri Edouard Philippe, tha ministrja franceze e Shëndetësisë Annes Buzen për LCI TV.

Konsullata amerikane në Wuhan njoftoi se do të evakuojë stafin e saj dhe qytetarët individualë me fluturim charter të martën.

Tre raste të konfirmuara të koronavirusit janë duke u trajtuar në spitalet franceze, thanë zyrtarët.

Rastet e konfirmuara janë të gjithë shtetas francezë që janë rikthyer kohët e fundit nga një udhëtim nga Wuhan.

Prodhuesi i makinave franceze PSA njoftoi dje se po evakuonte punonjësit e saj dhe familjet e tyre nga Wuhan dhe se i vendosi në karantinë në një qytet tjetër, transmeton KosovaPress.

Ekipet mjekësore franceze filluan sot të presin udhëtarët që vinin nga Kina në aeroportin ‘Charles de Gaulle’ dhe aeroportet e tjera në një përpjekje për të zbuluar rastet e mundshme të të infektuarve.

Franca ka vendosur të mos e matë temperaturën e pasagjerëve që vijnë, pasi ajo jep një ndjenjë të rreme të sigurisë, tha ministrja e shëndetësisë.

Sipas saj, të tre rastet e konfirmuara në Francë mbërritën pa ethe. Buzen tha se nuk ka asnjë arsye që qytetarët francezë të dilnin jashtë duke mbajtur maska.

Back to top button