Presidenti Macron e udhëhoqi ceremoninë për Ditën e Armëpushimit

Presidenti Macron e udhëhoqi ceremoninë për Ditën e Armëpushimit

Franca po e shënon 101 vjetorin e nënshkrimit të armëpushimit që i dha fund Luftës së Parë Botërore.

Armëpushimi shënon ditën kur aleatët nënshkruan një marrëveshje për ti ndërprerë luftimet me Gjermaninë, duke i dhënë fund kështu Luftës së Parë Botërore më 11 nëntor të vitit 1918.

Dhjetëra miliona njerëz kanë vdekjr në luftën e parë botërore që ka zgjatur nga vitit 1914 d3eri më 1918.

Ceremonia qendrore për të shënuar këtë përvjetor është mbajtur në Paris në bazën e Arc de Triomphe, ku një flakë e ndezur qëndron mbi varrin e një ushtari të panjohur francez i cili vdiq gjatë luftës. Presidenti francez Emmanuel Macron e rindezi flakën në Arc de Triomphe, vendosi një kurorë me lule dhe vëzhgoi trupat gjatë parakalimit të tyre në kuadër të ceremonies, në të cilën po marrin pjesë edhe liderë të shumtë botërorë.

Lufta e parë botërore ishte më vdekjeprurësja nga të gjitha luftërat e mëparëshme. Aty u luftua midis fuqive aleate që përfshinë Francën, Britaninë, Italinë dhe Shtetet e Bashkuara kundër fuqive qendrore Gjermanisë, Austrisë, Hungarisë, Bullgarisë dhe Perandorisë Osmane.

Konflikti filloi pas vrasjes së Franz Ferdinandit, djalit të perandorit të Austrisë. Si pasojë u raportua për miliona viktima, me disa vlerësime që treguan për 40 milion të vdekur e të plagosur.

Traktati i Versajës u nënshkrua në qershor të vitit të ardhshëm, më 1919, duke i dhënë edhe zyrtarisht fund luftës. Por shumë histrorianë besojnë se fundi i luftës së parë botërore çoi në fillimin e luftës së dytë botërore e cila do të shpërthente vetëm 21 vjet më vonë./21Media