Franca sot voton

Franca so voton në rrethin e parë të zgjedhjeve parlamentare

Në garë për herë të parë, është partia e re e presidentit Emmanuel Macron “Republika përpara”.

Macron, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale më 7 maj të këtij viti pritet të dalë mirë edhe në votimet e sotme parlamentare.

Sondazhet tregojnë se partia e tij e qendrës do të fitojë së paku 30% të votave dhe do të pasohet nga Republikanët e krahut të djathtë me 20% dhe Fronti Kombëtar i ekstremit të djathtë me 17%.
Rreth 7 mijë e 882 kandidatë garojnë për Dhomën e Ulët të Parlamentit, e cila ka 577 ulëse.

Back to top button