Pjesa e parë mjaft interesante

Pjesa e parë mjaft interesante

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Francë-Argjentinë, e cila sot hapi fazën e 1/8 të finales së Kampionatit Botëror, ”Rusi 2018”. Pjesa e parë e takimit përfundoi me rezultat 1-1, shkruan rtv21.tv

Qysh në pjesën e parë të takimit, Franca kaloi në epërsi me shënimin e golit nga Antoine Griezmann, i cili arriti të shënojë nga zona e penalltisë në minutën e 13-të të takimit.

Ndërsa, kombëtarja e Argjetinës edhe pati disa raste, nuk arriti të barazojë deri në minutën e 41-të, kur Angel Di Maria shënoi për 1-1 përmes një goli mjaft të bukur.

Ndërkohë, sonte mësohet çerekfinalisti i dytë nga përballja e Portugalisë me Uruguain, e cila fillon nga ora 20:00./21Media