“Francë! Dëshmoje solidaritetin me Shqipërinë!”

Maloku-Francës: Mos u korit për pak!

Sociologu dhe profesori universitar, Fadil Maloku ka reaguar nga shtetit francez që nuk ka dhënë ndihma financiare për Shqipërinë.

Maloku ka shtuar përmes një shkrimi se Franca nuk duhet të qëndrojë mënjanë krahas kësaj fatkeqësie që ka goditur Shqipërinë.

“1. Francë, Zgjohu nga gjumi dhe letargjia e indeferencës aktuale, se dikur ishe vend solidariteti e humanizmi europian. Mos u korit pēr pak! Dhe mos qëndro mënjanë kësaj fatkeqësie natyrore.

2. Si të shpjegohet injorimi dhe indeferenca pothuajse totale e shtetit Frances (me; një popullësi afër 70 milion e me një GDP 2.583 trilion USD) që deri më tani nuk e dha për donacion as edhe një cent të vetëm, për fatkeqësinë e ndodhur nga termeti, në Shqipëri!?

3. Ndërkaq, në anën tjetër e njejta Shqipëri (me një popullësi 25 më të vogël, e me një GDP13.04 biliob USD) në kaçikun e saj, me rastin e djegëjes së Kishës Notre Dame de Paris, ku s’pati as edhe një jetë të humbur njeriu, e asnjë qytetar për t’u strehuar, dhuroi, HEJ; 100.000 €, të taksapaguesve shqiptar!?”, ka shkruar Maloku.

Si pasojë e tërmetit të ditës së marte, që ka goditur Shqipërinë kanë vdekur 51 persona, ndërsa janë lënduar rreth 900 persona. Në mesin e viktimave ishin edhe dy vëllezër nga fshati Livoç i Gjilanit./21Media

Back to top button