Dortmundi i siguroi tri pikë

Dortmundi i siguroi tri pikë

Sot janë luajtur ndeshjet e xhiros së 10-të në Bundesliga.

Frankurt-i arriti fitore të thellë kundër Bayern-it. Rezultati përfundimtar ishte 5:1. Golat u shënuan nga Kostic (25’), Sow (33’), Abraham (49’), Hinteregger (61’) dhe Paciencia (85). Ndërsa, golin e vetëm për kampionin gjerman e shënoi Lewandowski (37’).

Bremen dhe SC Freiburg ndanë nga një pikë. Një gol dhe një asistim nga Rashica nuk ishin të mjaftueshëm për tri pikë. Për Bremen shënoi Rashica (9’) dhe Selassie (59’). Kurse, për Freiburg dy herë shënoi Petersen (28’, 93’).

Dortmundi i siguroi tri pikë kundër Wolfsburg, pasi arriti fitore me rezultat 3:0. Golat u shënuan nga Hazard (52’), Guerreiro (58’), Goteze (88’)./21Media