Frashër Krasniqi e Liburn Aliut ndezin debatin në rrjetet sociale

Video: Dëgjohet Albin Kurti duke folur për një koalicion të mundshëm me PDK-në

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka akuzuar kolegun e tij nga radhët e PSD-së Frashër Krasniqi për montazh të një videoje nga viti 2016, në të cilën dëgjohet Albin Kurti duke folur për një koalicion të mundshëm me PDK-në.

Aliu në një postim në Facebook ka vendosur fotografinë e aktorit të njohur amerikan Johnny Depp në rolin e tij në filmin ‘Edward Scissorhands’, por në vend të emrit Edward, e ka zëvendësuar atë me emrin e Frashrit.

Pas kësaj, ka reaguar deputeti i PSD-së, i cili ka thënë se Liburn Aliu nuk ka më argumente, andaj po vazhdon me karikatura, derisa PSD-ja po ecën përpara.

“Liburn Aliu, mirë që s’keni ma argumente e po merreni me karikatura. Këtu ju prita. A ki me thënë najsen për videon? Silluni e pshtilluni, si Albini në atë video. Qitni fall, si Albini sot ma herët. Vajtoni si Isa Mustafa. Ne po ecim përpara.

P.S. Nëse doni, i hapim krejt videot e mbledhjeve, ama mos thuni “naluni” masnej”, shkruan Krasniqi në Facebook.

Back to top button