Kënga e re nga Loredana

Kënga e re nga Loredana

Rep-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, ka paralajmëruar fansat për projektin e ri muzikor që do ta publikojë të enjten në ora 23:59.

Kënga e re nga Loredana titullohet “Angst”, që në gjuhën shqip do të thotë “Frikë”, shkruan rtv21.tv

Reperja nuk ka zbuluar detaje rreth këtij projekti.

“Kein Wort” titullihet projekti i fundit i Loredanës, të cilin e solli në bashkëpunim me reperen JuJu në muajin janar. Kjo këngë në Youtube deri tani numëron mbi 20 milionë klikime./21Media