Frikë nga një valë e re e cunamit

Paralajmërohen banorët

Banorët pranë vullkanit “Anak Krakatau” të Indonezisë janë paralajmëruar të qëndrojnë larg nga plazhet mes frikës se mund të shkaktojë një cunami të ri.

Të shtunën, valët gjigante fundosën qytetet bregdetare në ishujt e Sumatra dhe Java, duke lënë të vdekur të paktën 281 njerëz dhe 1,016 të tjerë të lënduar

Mendohet se aktiviteti vullkanik ka nisur rrëshqitjet e dheut që kanë krijuar valët vrasëse, transmeton rtv21.tv.

“Anak Krakatau” shpërtheu përsëri të dielën, duke hedhur hirin dhe tymin.

Video nga një aeroplan kapi madhësinë e ngjarjes vullkanike në ngushticën Sunda, midis Sumatrës dhe Java./21Media

https://www.youtube.com/watch?v=V3PSkKEmJos

 

Back to top button