Ky është filmi i gjashtë i Disney që ka arritur miliarda dollarë fitime këtë vit

Ky është filmi i gjashtë i Disney që ka arritur miliarda dollarë fitime këtë vit

“Frozen 2” ka arritur shifrën e fitimeve mbi 1 miliardë dollarë, vetëm tri javë pasi u shfaq në teatro. Ky është filmi i gjashtë i Disney që ka arritur miliarda dollarë fitime në vitin 2019, transmeton rtv21.tv

Frozen II u dha premierë në teatro më 22 nëntor, një javë para ditës së Falënderimeve në SHBA. Ky film tejkaloi “The Lion King”, e cila renditet e dyta në listë më 245.9 milionë dollarë dhe “Toy Story 4”, me 244.5 milionë dollarë./21Media