Prodhimi më i suksesshëm i animuar i Walt Disney është filmi ''Frozen''

Prodhimi më i suksesshëm i animuar i Walt Disney është filmi ”Frozen”

Një prej filmave të animuar, personazhet e të cilit tashmë kanë bërë për vete fëmijë pothuajse nga e mbarë bota është Frozen. Ai u lansua në vitin 2013. Filmi në fjalë është i punuar në teknologjinë 3D, ndërkaq është prodhim i kompanisë filmike Walt Disney Animation.

Tregimi i Frozen është inspiruar nga përralla e autorit, Hans Christian Andersen’ e titulluar “Mbretëresha e Borës”. Ai rrëfen tregimin për një princeshë të guximshme, e cila fillon një udhëtim bashkë me kafshën e saj besnike, drerin dhe një njeri të borës. Qëllimi i Anës është që të gjej motrën e saj të humbur. Kjo e fundit ka fuqi me të cilën kthen në akull të përjetshëm një mbretër të tërë. Regjinë e Frozen e kanë bërë Jennifer Lee dhe Chris Buck, ndërkaq skenarin Lee.

Vlen theksuar se zërat për personazhet në Frozen i kanë huazuar: Kristen Bell, Idina Menzel, Jonathan Groff, Josh Gad dhe Santino Fontana. Christophe Beck, i cili më parë ka krijuar filmin e Diznit, Paperman, e i cili për këtë film ka fituar edhe çmim dhe ka bërë orkestrimin e këngëve në film. Ndërkaq çifti, Robert Lopez dhe Kristen Anderson-Lopez kanë shkruar tekstet e këngëve.

Filmi i animuar, Frozen, është dhënë premiere në teatrin El Capitan në Hollivud me 19 nëntor të vitit  2013, shkruan rtv21.tv

Vlen theksuar se ai ka marrë vlerësime pozitive si nga kritikët, ashtu edhe nga publiku. Disa nga ta madje kanë vlerësuar se Frozen është filmi më i mirë i Disneyt deri më sot. Frozen ka arritur sukses edhe në treg. Ai është punuar me një buxhet prej 150 milion dollarësh amerikan, ndërkaq në arkat filmike globale ka arritur të mbledhë një mijë e dyqind e shtatëdhjetë e gjashtë miliardë dollarë amerikan.

Me një fjalë, ai radhitet si filmi i të gjitha kohëve, i cili ka fituar më së shumti para nga shitja e biletave. Frozen është nderuar edhe me çmime. Ai ka fituar dy çmime akademike, për filmin më të mirë të animuar dhe këngën më të mirë, origjinale, Let It Go, shkruan rtv21.tv

Ai ka fituar edhe çmime të tjera, përfshirë këtu: çmimn Golden Globe për filmin më të mirë të animuar, çmimin Bafta po ashtu në këtë kategori,  pesë çmime Annie, dy çmime Gramy dhe dy çmime “Critics’ Choice Movie Awards” edhe këto për filmin më të mirë të animuar dhe këngën origjinale.

Me datën 13 mars 2015, është dhënë premierë edhe një pjesë e shkurtër e animuar e frozen, e titulluar, Frozen Forever, ai është dhënë premierë bashkë me filmin  Cindarella të Disneyt. Është njoftuar se do të lansohet një pjesë më e gjatë e tij, ku Buck dhe Lee kthehen si regjisorë e Peter Del Vecho si producent. Por, të dhëna të hollësishme se kur do të lansohet ai, nuk janë dhënë./21Media