Gjithashtu edhe varrezat e fshatit po zhduken ngadalë

Gjithashtu edhe varrezat e fshatit po zhduken ngadalë

Tridhjetë vjet më parë, 200 njerëz jetuan në fshatin Dobrusha, Moldavi. Kishte vetëm tre prej tyre në fillim të këtij viti, dhe tani ka vetëm një. Fermeri 65-vjeçar Gris Muntean mbeti vetëm në fshat pas vrasjes së tmerrshme të fqinjëve të tij.

“Vetmia ju vret”, thotë ai, kështu që ndoshta vetëm nga frika e asaj vetmie, Muntean, një fermer me shtat të ulët, me mustaqe, jeton me dy mace, pesë qenë, 15 pata, 42 pula, rreth 50 pëllumba, 120 rosa dhe disa mijëra bletë.

Banorët e tjerë vdiqën, u shpërngulën në disa qytete të mëdha në Moldavi, ose emigruan në Rusi dhe pjesë tjera të Evropës.

Shtëpitë që ish-fqinjët lanë pas, janë gllabëruar nga natyra, dhe në këtë fshat ka qenë rreth 50. Si një numër vendesh të tjera, Dobrusha u zbraz pas rrëzimit të Bashkimit Sovjetik në 1991, dhe kjo pamje u transmetua në të gjithë Evropën Lindore.

Në fshat tani mund të shihen vetëm disa çati të valëzuara që dalin nga pylli. Ekziston edhe një shteg toke që lidh fshatin me rrugën më të afërt të asfaltuar, shkruan The New York Times.

Varrezat e fshatit po zhduken ngadalë gjithashtu, duke u gëlltitur nga natyra. Dhe këto janë gjërat e vetme që Muntean ka përreth.

“Kur punoj, flas me pemë. Me zogj, kafshë, mjete. Unë nuk kam askënd tjetër që t’i flas”, thotë ai.

Deri në shkurt, Gena dhe Lida Lozinski, një çift në vitet e 40-ta që jetonin në anën tjetër të fshatit, bisedonin  të paktën në telefon çdo ditë, dhe çifti ndihmoi Muntean me pronën dhe i ruajtën shtëpinë ndërsa ai shiste vezë dhe perime në treg.

Por, një të shtunë ata ndaluan t’u përgjigjen thirrjeve të tij dhe ai mendoi se kishte bërë diçka që i shqetësonte ata.

Pas lajmërimit në bashki, kryetari i zonës Grigore Munteanu vizitoi shtëpinë e tyre dhe i gjeti trupat e tyre gjysmë të zhveshur, të ftohtë dhe të mbuluar me gjak, të shtrirë në dyshemenë prej druri.

Një hetim zbuloi se ata ishin vrarë nga një punëtor i dehur pasi ai dhe një koleg u përpoqën të përdhunojnë gruan e tij.

Gjashtë muaj pas vrasjes, gjithçka është ashtu siç ishte kur ata u vranë. Kopshti është rritur nga bimët, varret e tyre janë pothuajse gëlltitur nga bari.

Kështu, Munteanu u bë mbijetesa e fundit e një fshati të banuar në shekullin e 19-të ndërsa ishte ende pjesë e Perandorisë ruse. Sipas tregimeve lokale, banorët e saj të parë ishin ukrainas.

Ditët e mira, ditët e rritjes dhe zhvillimit, u përjetuan në dekadat pas Luftës së Dytë Botërore, kur Moldavia u bë pjesë e Bashkimit të madh Sovjetik. Fshati u bë me dyqan, shkollë, kamp veror dhe një kinema ku filmat shfaqeshin të dielave. Ferma shtetërore siguroi vende pune me kultivuesit e grurit, verës dhe frutave.

Pas rënies së BRSS-së, pasoi privatizimi. Shumë moldavë u larguan nga fshati në kërkim të një pune, pagave më të larta. Muntean arriti në fshat në vitin 2000, nga një fshat aty pranë. Ai dëshironte të fillonte një fermë të vogël delesh ndërsa në atë kohë 70 njerëz jetonin në fshat.

Midis viteve 1990 dhe 2015, popullsia e Evropës Lindore u ul për 18 milionë në 292 milionë. Çdo i katërti moldav jeton jashtë vendit dhe popullsia u ul për 500,000 në 2.8 milionë njerëz në mes të 2004 dhe 2014.

Ata që qëndruan në fshat ishin kryesisht pensionistë dhe shkolla u mbyll në fund të viteve 1990, ashtu si dhe dyqani, kampi dhe bashkia e qytetit.

“Ai ishte si një qytet fantazmë, si një shkretëtirë”, kujton Valentina Artin, e cila u lind në fshat në 1939.

Në vitin 2012, ajo shkoi në fshatin e afërt të Vadul-Leca me nipërit e mbesat e saj. Në atë kohë vetëm 20 vetë mbetën në fshat.

Pasi u nda nga bashkëshortja, katër fëmijët e tyre emigruan në Spanjë dhe  Muntean hoqi dorë nga ferma në 2013.

Përkundër kësaj vetmie, ai thotë se gjen kënaqësi në paqe dhe vetmi, duke kultivuar perime nga shitja e të cilave fiton para për jetesë.