Ujësjellësi e ka të vështirë të ndërhyjë

Ujësjellësi e ka të vështirë të ndërhyjë

Shpërthimi i tubit të ujësjellësit ka bërë që rruga në lagjen “Hajvalia” të ketë dëme të mëdha. Rrëshqitja e dheut në këtë lagje ka bërë që Fshati Ndërkombëtar dhe lagjja “Veternik “ të mbesin pa ujë.

Kryefeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Ilir Abdullahu tha se gjendja është e rëndë dhe mundësia për të ndërhyrë është e vështirë.

Jemi të informuar për gjendjen, ekipet tona janë në terren duke punuar për të sanuar gjendjen. Gjendja është realisht e rëndë, Fshati Ndërkombëtar dhe një pjesë e Lagjes Veternik janë pa ujë. Intervenimi për të ndërhyrë po bëhet gjithë e më i vështirë”, tha Abdullahu.

Më 4 korrik 2019, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”  përmes një komunikate për media pati informuar qytetarët për gjendjen e krijuar në këtë lagje të kryeqytetit./KP