Era ndikon në përhapjen e zjarrit

Era ndikon në përhapjen e zjarrit

Fshati Tatesh nën flakë, banorët shuajnë vetë zjarrin, mjetet zjarrëfikëse e nuk ndodhen atje, shkruan tv21.tv. Epërsia e fshatit Tatesh në rrethinën e Strugës është përfshirë nga flakët e mëdha të cilat sa vijnë e shtohen.

Banorët kanë vendosur që t’i shuajnë vetë flakët dhe të parandalojnë shpërndarjen e tyre ndërkohë që zjarrfikësit nuk janë të pranishëm as edhe afër vendit, pasi sipas tyre, terreni është i vështirë për t’u futur mjetet anti-zjarr.

Vatrat e zjarrit vazhdojnë të jenë aktive gjatë gjithë mbrëmjes. Era e fortë ndikon dyfish në përhapjen e tyre, shkruan Tv21./21Media