Futbollisti i Real Madrid-it, Cristiano Ronaldo do të dalë më 31 korrik në seancë dëgjimore para gjykatës spanjolle për shkak të akuzave për fshehje tatimit, transmetojnë sot mediat spanjolle

Futbollisti i Real Madrid-it, Cristiano Ronaldo do të dalë më 31 korrik në seancë dëgjimore para gjykatës spanjolle për shkak të akuzave për fshehje tatimit, transmetojnë sot mediat spanjolle

Sipas radios spanjolle Cadena, futbollisti më i mirë i botës do të japë deklaratë në ora 11.00. Ronaldo akuzohet se ka fshehur 14,7 milionë euro, edhe pse vetë portugezi dhe përfaqësuesit e tij thonë se ai është i pafajshëm.

“Ndonjëherë më së miri është që të heshtësh”, ka shkruar javën e kaluar Ronaldo në profilin e tij në Instagram.

Ditëve të fundit në publik është spekuluar se Ronaldo dëshiron ta braktisë Real Madridin për shkak të akuzave se ka fshehur tatimin, ndërsa në mesin e ekipeve të interesuara janë Manchester United dhe Paris Saint Germain.