"Jemi pranë familjes në këtë moment të vështirë"

“Jemi pranë familjes në këtë moment të vështirë”

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se po monitoron me shumë kujdes situatën e portierit Aldo Teqja, i cili ka pësuar mbrëmë një aksident.

Pas komunikimit me mjekët, familjarët dhe drejtuesit e Klubit Partizanit,  FSHF thotë se gjendja e  ish-portierit të përfaqësueses U-21 është jashtë rrezikut për jetën dhe në monitorim të vazhdueshdueshëm nga mjekët.

“Jemi pranë familjes në këtë moment të vështirë dhe dëshirojmë të shprehim gatishmërinë tonë si institucion për të ndihmuar rikuperimin e shpejtë të Aldos“, thuhet në njoftimin nga FSHF.

Policia e Tiranës tha se 25-vjeçari u hodh nga kati i 6 i pallatit në Tiranë në kushte të rënda psikologjike./oranews