Trupi i viktimës i është dorëzuar Policisë së Kosovës

Trupi i viktimës i është dorëzuar Policisë së Kosovës

Njësitë e FSK-së për kërkim shpëtim në ujëra, sot kanë gjetur trupin e pajetë të 76 vjeçarit B.U. Trupi i viktimës është gjetur në ujërat lumit Lumbardh, pranë fshatit Grabanicë të Klinës.

“Ushtarakët e Kërkim Shpëtimit në Ujëra te FSK-se, pas një operacioni të gjerë kërkimi ne Lumin Lumbardh, lokacioni Grabanice, nga ora 13:30 deri ne orën 16:00, kanë arritur të nxjerrin nga uji trupin e pajete të personit B.U. (76) nga Bokshiqi i Klinës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se trupi i viktimës i është dorëzuar Policise se Kosovës dhe Mjekësisë Logjore për procedura te mëtejshme”, thuhet në njoftimin e FSK-së.