Rezultatet tregojnë se FKS është vlerësuar shkallën më të lartë me 3.74

Rezultatet tregojnë se FKS është vlerësuar shkallën më të lartë me 3.74

Instituti Kosovar  për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave- KIPRED, para medieve bëri shpalosjen e matjeve të opinionit publik kosovar të periudhës 15 nëntor 2016 deri më  15 shkurt 2017,  për institucionet e sigurisë në vend dhe për drejtuesit kryesor të këtyre institucioneve.

Sipas rezultateve të prezantuara edhe këtë radhë, për herë të pestë , FSK rezulton se është vlerësuar si institucioni më i besueshëm i sigurisë në Kosovë, me shkallën më të lartë  3.74.

Kurse në vlerësimin e drejtuesve të institucioneve të sigurisë, ministri i MFSK-së, Haki Demolli është vlerësuar me shkallën më të lartë 2.88.

Sipas publikimit, FSKs besueshmërinë më të lartë, sipas rajoneve e ka nga qytetarët shqiptarë të veriut të vendit, përderisa ka ndryshime të shifrave në përqindje në rajonet tjera, që gjithashtu besueshmëria për FSK-në është e lartë.

Këto vlerësime janë pasqyrim i rezultateve të  punës së palodhshme  dhe të përkushtuar i të  gjithë pjesëtarëve të  FSK-së.

Ky rezultat është edhe pasojë e menaxhimit dhe drejtimit  shumë transparente të MFSK-së dhe FSK, në kryerjen e detyrave që dalin nga misioni aktual që kanë, u theksua në konferencë.

Në  takim, nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës, morën pjesë, drejtori i Departamentit të Operacioneve, gjeneral brigade Zymer Halimi, dhe drejtori i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun, Ibrahim Shala, si dhe deputet e përfaqësues të institucioneve tjera të sigurisë./21Media