FSK-ja, sot ka nisur kontingjentin e parë, me pajisje ushtarake fushore

FSK-ja, sot ka nisur kontingjentin e parë, me pajisje ushtarake fushore

Me kërkesë të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë dhe me urdhër të komandantit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, FSK-ja, sot ka nisur kontingjentin e parë, me pajisje ushtarake fushore për Shqipëri.

Për shkak të katastrofës nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë, një numër i madh i familjeve kanë mbetur pa kulm mbi kokë, dhe në bazë të vlerësimeve të para të bëra nga ekspertët, shumë shtëpi nuk janë të sigurta për banim.

Kontingjenti i FSK-së, i cili do të mbërrijë gjatë ditës, përmban; tenda, shtretër fushorë, batanije dhe pajisje tjera përcjellëse, të cilat do të dorëzohen në Shtabin e Krizës në Republikën e Shqipërisë.

Shqipëria në mëngjesin e 26 nëntorit u godit nga një tërmet vdekjeprurës me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter. Shifra e të vdekurve nga tërmeti i së martës në Shqipëri ka arritur në 49, ndërsa të lënduar janë qindra persona./21Media