FSK-ja përfundon ushtrimin fushor “Ujku Vigjilent – 2”

Pjesëtarët e FSK-së realizojnë ushtrimin Fushor “Ujku Vigjilent – 2”

Kompania 2/A e Batalionit të Dytë të Brigadës për Reagim të Shpejtë ( BRSH ) ka realizuar trajnimin e brendshëm Gjenerimi i Forces me kohëzgjatje prej tre muajsh nga data 10 prill 2017 deri me 21 qershor 2017.

Si përmbledhje e të gjitha fazave të  trajnimit tre mujor Kompania 2/A ka  përfunduar këtë trajnim me realizimin e ushtrimit  Fushor  48 orësh të koduar “UJKU VIGJILENT- 2”  në Deçan dhe fshatrat Lumbardhë, Lluke etj.

Ushtrimi fushor është planifikuar nga Komanda e Batalionit të Dytë dhe është ekzekutuar nga Kompania 2/A në bazë të (PUT) Procedurës së Udhëheqjes së Trupave, me qëllim të vlerësimit të njohurive dhe shkathtësive të fituara gjatë periudhës tremujore të trajnimit.

Në këtë ushtrim përveç pjesëtarëve të Kompanisë 2/A  mbështetje e ushtrimit fushor kanë qenë edhe njësitë tjera te FSK–së,  Njësia e Ndërlidhjes Reagimit në Kriza (NJNRK), Regjimenti i Mbrojtjes Civile (RMC)  dhe Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS). Po  ashtu gjatë realizimi të ushtrimit fushor janë angazhuar dhe institucionet civile të  komunës se Deçanit: Drejtoria për emergjenca dhe shpëtim, Policia e Kosovës, Kryqi kuq i Kosovës, Agjencia për emergjenca civile, Shtëpia shëndetit dhe Zjarrfikësit.

Incidenti i improvizuar ka ndodhur me 19 qershor  dhe së pari kanë intervenuar institucionet civile te  komunës se Deçanit si; Zjarrfikësit, Qendra  emergjente  shëndetësorë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq te Kosovës dhe Policinë e Kosovës që kanë bërë perimetrin e  sigurisë.

Back to top button