Mbi 5 mijë trupa pjesë e ushtrimit

Mbi 5 mijë trupa pjesë e ushtrimit

Një kontingjent i Forcës së Sigurisë të Kosovës, i përberë nga oficerë dhe nënoficerë, dy ekipe mjekësore dhe një ekip i Kompanisë për Operacione Civile (KOC), po merr pjesë në ushtrimin fushor ndërkombëtar “Saber Junction 19“ , i cili po realizohet në bazën amerikane “Hohenfels” të Gjermanisë.

Pjesëtarët e kontingjentit të FSK-së i janë bashkangjitur njësive amerikane, sipas misionit të tyre, duke operuar në detyrat e tyre specifike.

Krahas Divizionit të Parë të Këmbësorisë së ushtrisë amerikane dhe asaj të Kosovës, në këtë ushtrim po marrin pjesë edhe mbi 5 mijë e 400 trupa nga shumë vende të botës si: Armenia, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Gjeorgjia, Italia, Lituania, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Polonia, Rumania, Turqia dhe Ukraina.

Ekipet e mjekësisë të FSK-së janë angazhuar në trajtimin e të lënduarve, evakuimin e viktimave dhe mbështetje të tjera mjekësore.

Ndërsa, ushtarakët e KOC-it janë duke realizuar operacione me civilët. Si njësi e re e krijuar gjatë operacioneve të këtij ushtrimi, ata janë mbështetur vazhdimisht nga ekipet e specializuara në fushën e operacioneve civile të ushtrisë amerikane. Gjatë ushtrimit është mbajtur edhe DV- Day.

Nga FSK-ja, ushtrimin e përcollën kolonelët Agron Bajrami dhe Gyrner Murati.

Ushtrimi kishte për qëllim demonstrimin e aftësive dhe të gatishmërisë për të vepruar dhe punuar në një mjedis të kombinuar shumëkombësh, si dhe shkëmbimin e përvojave me shtetet partnere.

Ndryshe, ushtrimi do ka filluar më 10 shtator, ndërsa do të përfundoj më 30 shtator./21Media