Ushtrimi fushor Ujku 02/19 për herë të parë do mbahet në Rahovec

Ushtrimi fushor Ujku 02/19 për herë të parë do mbahet në Rahovec

Batalioni i dytë i Brigadës për reagim të shpejtë i FSK-së do të mbajë në muajin qershor ushtrimin fushor Ujku 02/19, në bashkëpunim me strukturat e sigurisë së komunës së Rahovecit.

Në një konferencë për media të udhëhequr nga nënkolonel Astrit Haliti, Komandant i batalionit të dytë ka bërë të ditur se ushtrimi fushor Ujku 02/19 për herë të parë do mbahet në Rahovec, duke përfshirë Policinë e Kosovës, zjarrfikësit dhe agjencioneve të tjera.

Ndërsa, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka ofruar mbështetje që ky ushtrim të jetë sa më I suksesshëm.

Në muajt në vazhdim, prill dhe maj do të organizohen konferencat tjera për planifikimin përfundimtar dhe caktimin e ngjarjeve dhe lokacioneve kryesore, që pritet ndodhin gjatë këtij ushtrimi.