Thaçi u drejtohet ushtarëve në kazermën “Adem Jashari”

Thaçi u drejtohet ushtarëve në kazermën “Adem Jashari”

Njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës sot nga ora 11:00 do të parakalojnë në kazermën “Adem Jashari” për nder të 20-vjetorit të çlirimit të vendit.

Me një fjalë rasti ushtarëve do t’u drejtohet presidenti i Kosovës, njëherësh edhe Komandanti Suprem i Forcave të Sigurisë, Hashim Thaçi.

Më 12 qershor u bënë 20 vjet që kur trupat e NATO-s ishin futur në Kosovë për t’i dhënë fund masakrave dhe shovinizmit serb mbi qytetarët e pafajshëm të Kosovës. Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, i kishte paraprirë një lufte të ashpër mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe (ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve) dhe pas shumë masakrave të kryera ndaj civilëve shqiptarë. Hyrja e trupave të NATO-s ishte bërë pas marrëveshjes së Kumanovës ndërmjet zyrtarëve serbë dhe autoriteteve të NATO-s, të udhëhequra në atë kohë nga gjenerali britanik, Mike Jackson. Me këtë marrëveshje, Serbia ishte detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova.

Për nder të dekadës së dytë të çlirimit të pranishëm në Kosovë ishin edhe: Ish – presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, ish – sekretarja e shtetit Medeline Albrgiht, ish-komandanti i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali Wesley Clark dhe shumë miq të tjerë të vendit./21Media