Sejdiut i ka pëlqyer vendim që në këtë miqësore të ftohen lojtarët e Superligës

Sejdiut i ka pëlqyer vendim që në këtë miqësore të ftohen lojtarët e Superligës

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes pak orë më parë ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për miqësoren që Kosova do të luajë në Doha të Katarit kundër kombëtares së Suedisë.

Në këtë listë shihet një numër i madh i lojtarëve të ftuar nga skuadrat e Superligës së Kosovës në futboll, ndërsa vërehet mungesa e disa prej tyre që ishin pjesë e formacionit të vitit, të votuar nga trajnerët e Superligës për sezonin 2018/19.

Përparim Islami, Arbër Prekazi, Visar Berisha, Mendurim Hoti, Kastriot Rexha e Xhevdet Shabani, janë lojtarët e zgjedhur në formacionin e vitit e që nuk kanë marrë ftesë nga Challandes për këtë ndeshje.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Gani Sejdiu në një pronocnim për Kp ka thënë se ftesa e lojtarëve të Superligës për këtë ndeshje është një rast shumë i mirë për ta, që ta tregojnë veten dhe të fitojnë më shumë profesionalizëm.

“Kjo është një listë vetëm për miqësore dhe e cila pastaj nuk merret parasysh për kualifikuese, por është një rast i mirë për lojtarët e Superliges, që të tregojnë vlerat e tyre dhe njëkohësisht një test i një niveli më të lart. Mua personalisht më ka pëlqyer ky vendim që në këtë miqësore të ftohen lojtarët e Superligës, sepse kjo e promovon ligën dhe i motivon lojtarët për më shumë profesionalizëm nëpër klube sepse edhe prej Superligës ju vjen rasti në kombëtare”, ka thënë Sejdiu.

Ndërsa, sa i përket mos ftesës së lojtarëve që janë përzgjedhur në formacionin e vitit, Sejdiu ka deklaruar se nuk i takon të flas për këtë, mirëpo të gjithë sipas tij, e kanë merituar të ftohen.

“Nuk më takon mua të flas për atë, sepse nuk janë ftuar, por të gjitha këta lojtar kishin me qenë preferenca të mija dhe pa dashur që të nënvlerësojë asnjë të ftuar sepse të gjithë e meritojnë të ftohen”, ka përfunduar Sejdiu.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Suedisë do të zhvillohet më 12 janar.