Zgjidhja e krizës politike duhet të vijë përmes vullnetit politik, tha kryetari i PD-së Lulzim Basha, në përgjigje të ftesës së kryetarit të PS-së Edi Rama për dialog

Zgjidhja e krizës politike duhet të vijë përmes vullnetit politik, tha kryetari i PD-së Lulzim Basha, në përgjigje të ftesës së kryetarit të PS-së Edi Rama për dialog

Në një prononcim për mediat, kryetari i PD-së Basha theksoi se sot për shqiptarët, prioritet është zgjidhja e krizës.

”Kriza ekonomike mund të zgjidhet vetëm duke zgjidhur krizën politike. Ndalja e emigracioni masiv dhënia fund e shkatërrimit të vendeve të punës, mund të bëhet duke i dhënë fund kizës politikë. Zgjidhja e krizës politike është prioriteti absolut i Shqipërisë, është prioritet i PD-së dhe i opozitës”, tha ai.

Më tej, Basha shtoi se të gjithë këtë krizë politike nuk e ka shkaktuar kodi zgjedhor, nuk e ka kushtetuta dhe ligjet e Shqipërisë.

“Kushtetuta dhe ligjet nuk janë përgjegjëse as për Valdin Pjetrin as për Mark Babanin as për  vjedhjen e votave në procesin monist të 30 qershorit. Raporti i OSBE/ODIHR është i qartë, jo vetëm në 2109 por edhe në vitin 2015, 2017 ky raport hapet me fjalinë; se korniza ligjore është e plotë por mungon vullneti politik, ndaj zgjidhja e krizës politike si prioriteti absolut për Shqipërinë dhe për lajmin pozitiv që duam dhe kërkojmë të integrimit të Shqipërisë në BE, zgjidhja e krizës politike duhet të vij përmes vullnetit politik. Nuk mund të fshihemi as pas letrave dhe fletërrufeve publike dhe as pas kërkesave të pasinqerta apo provokimeve të rënda siç është ai i ftesës nga një individ siç është Damjan Gjiknuri që është i dyshuari kryesor i dosjes 184. Nëse ideja e Reformës Zgjedhore përfshin Gjiknurin atëherë le të ftoj dhe Imer Lalën, Emiljano Shollazin, Avdulajt”, tha ai.

Duke folur për reformën zgjedhore Basha tha se Reforma zgjedhore është shumë e rëndësishme dhe opozita ka përgatitur tash 2 vjet një platformë e cila është shumë më shumë se ndryshime në Kod Zgjedhor apo Kod Penal, duhet të përfshi transformim të thellë politik që të ketë dy qëllime kryesore.

“Në këtë kuadër opozita po përgatit platformën e saj dhe do ta bëjë publike. Pra po, ne jemi të vendosur dhe Reforma Zgjedhore ka rëndësinë e saj por zgjidhja e krizës politike kërkon vullnet politik, letrat e hapura, provokime të tilla tregojnë mungesën e vullnetit politik, ndaj hapi i parë për zgjidhje e krizës duhet të jet pranimi i situatës së rëndë në vend, i paligjshmërisë ku e ka futur qeveria në bashkëpunim me krimin dhe vetëm kjo mund të shtrojë bazën drejt një rrugë dalje kriza ku prioritet kryesor duhet të ketë ndarjen e krimit nga politika dhe një Reformë Zgjedhore të plotë bashkë me një reformë të thellë politike që do ia kthejmë pushtetin qytetarëve dhe do ta bëjë politikanë përgjegjës përballë qytetarëve dhe shërbëtor të interesit publik dhe jo përfitues të mirave të qytetarëve”, shtoi ai.