Kryeministri Isa Mustafa do të udhëheqë delegacionin Kosovar të bizneseve dhe zyrtarëve shtetëror në Romë të Italisë, më 31 janar 2017, në kuadër të Forumit Ekonomik për zhvillimin e qarkullimit tregtarë ndërmjet Kosovës dhe Italisë, kështu bëhet e ditur nga një komunikatë e zëvendëskryeministrit Ramiz Kelmendi.

Bëhet e ditur se forumi do të përqendrohet tek sektorët si: teknologjia agroindustriale, teknologjia e industrisë së ushqimit, teknologjia e industrisë së qumështit, teknologjia e përpunimit të drurit, tekstilit, mbathjeve dhe lëkurës, investimet në energji, ndërtimtari, infrastrukturë si dhe teknologjisë informative.

Në këtë Forum, prezent nga ana e Italisë do të jenë biznese italiane mbështetëse dhe agjentë të shumtë që përfaqësojnë industri shitëse dhe blerëse./21Media