Nga java e ardhshme pritet të fillohet me intervistimin e dëshmitarëve

Nga java e ardhshme pritet të fillohet me intervistimin e dëshmitarëve

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala vendosi që këtë javë të ftojë në raportim kryeshefin ekzekutiv dhe kryesuesin e Bordit të Telekomit për të pasqyruar gjendjen në këtë ndërmarrje.

Ndërsa nga java e ardhshme pritet të fillohet me intervistimin e dëshmitarëve të cilët janë të kategorizuar lidhur me hetimin për Valën dhe PTK-në.

Komisoni po ashtu vendosi t’i shkruaj letër ministrit të Zhvillimit Ekonomik, për pezullimin e ripërtrirjes së kontratës me Z-Mobile derisa komisioni të përfundoj punën./21Media