Fushat e presionit të lartë që kushtëzuan mot të kthjellët dhe të qëndrueshëm ditëve të kaluara do të zhvendosen në lindje të kontinentit

Fushat e presionit të lartë që kushtëzuan mot të kthjellët dhe të qëndrueshëm ditëve të kaluara do të zhvendosen në lindje të kontinentit

Ndërkohë nga Italia po depërtojë fusha të paqëndrueshme të presionit të ulët, që ditëve të fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme do të sjellin kushte edhe për reshje lokale shiu me bubullima.

Ndërsa rrymat e nxehta ajrore nga Afrika veriore vazhdojnë të depërtojnë mbi rajon, duke mbajtur temperaturat maksimale mbi vlera mesatare.

Për ditën e nesërme moti do të jetë i nxehtë dhe pjesërisht vranët. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

Moti i ngjashëm pritet të jetë edhe të dielën, ndërsa pasdite priten reshje lokale shiu me bubullima.

Temperaturat e ajrit mbeten mbi vlera mesatare, megjithëse me tendencë të një rënie të lehtë. Minimalet do të luhaten nga 14 deri në 17 gradë celsius, e maksimalet nga 30 deri në 33 gradë celsius.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-11m/s. Shtypja atmosferike mbetet mbi vlera normale.