Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici

Një person ka vdekur sonte si pasojë e një aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës, me ç’rast një furgon ka përplasur një biçikletë.

“Me datë 30.10.2019, rreth  orës  21:00, në  sektorin  “Rinia”,  Durrës, shtetasi F.L.,47 vjeç,  banues në Durrës, duke drejtuar mjetin tip benz, ka aksidentuar  shtetasin me biçikletë, A.V., 45 vjeç, banues në  Durrës, i cili ka ndërruar jetë”, njoftoi policia.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet  e policisë për veprime të mëtejshme.

Sipas të dhënave dyshohet se drejtuesi i biçikletes i ka prerë rrugën furgonit, ndërkohë që shkak i aksidentit mendohet se ishte errësira.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e aksidentit./oranews