Fushatë e AAK-së në Gjakovë

Fushatë e AAK-së në Gjakovë

Alenaca për Ardhmerinë e Kosovës fushatën zgjedhore në komunën e Gjakovës  e vazhdoi në Rekën e Keqe. Kryeministri dhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj premtoi perspektivë për Rekën e Keqe./21Media

Fushata e PDK-së në Malishevë

Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e PDK-së Mursel Gashi premtoi zhvillim ekonomik, projekte në infrastrukturë, arsim, shëndetësi dhe sport./21Media

Fushata e VV në Istog

Lëvizja Vetëvendosje vazhdoi fushatën në Istog. Kandidati i kësaj partie për kryetar të Istogut, Agron Avdijaj u zotua se do ta bëj Istogun me shesh. Tha se ka 15 zotime, të cilat do t’i realizojë gjatë mandatit katërvjeçar./21Media

Fushatë e AKR-së në Prishtinë

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli gjatë ditës së sotme në sheshin “Nënë Tereza” ka shpërndarë programin e tij qeverisës për kryeqytetin. Pacolli programin e tij qeverisës e konsideroi si shpresë për Prishtinën./21Media