Fushata e AKR në Mitrovicë

Fushata e AKR në Mitrovicë

Aktiviteti parazgjedhor i AKR u zhvillua në Mitrovicë ku u bë përurimi i  projektit “Rregullimi i Liqenit Akumulues mbi lumin Ibër”. Me këtë rast kandidati i AKR për kryetar të komunës, Agim Bahtiri ka thanë se kjo është një ditë e mirë për qytetin e Mitrovicës dhe qytetarët e saj.

Fushata e AAK-së në Klinë

Kandidati i AAK-së për kryetar të Klinës, Zenun Elezaj për fushatën e balotazhit të 19 nëntorit tha se  tani është koha për ndryshim dhe kjo sipas tij  bëhet vetëm duke i mos dhënë mundësi më PDK-së të qeverisë Klinën.

Fushata e PDK-së në Rahovec

PDK-ja gjatë ditës zhvilloi fushatë zgjedhore në komunën e Rahovecit. Kandidati për kryetar të kësaj komune Idriz Vehapi tha se PDK-ja ka  programin e duhur për qeverisje.

Fushatë e LDK-së në Ferizaj

Gjatë tubimit elektoral në Ferizaj, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se me fitoren e kandidatit, Muharrem Sfarqa, do të vazhdojë qeverisja e mirë, projektet e mëdha infrastrukturore, zhvillimi, punësimi dhe mirëqenia e qytetarëve./21Media